Telegrafi

Taçi tërhiqet nga Bologna

Kjo është përgjigja që i ka dhënë në distance biznesmeni shqiptar familjes Menarini, e cila shpresonte ende në një vazhdim te tratativave për blerjen e kësaj skuadre.

“Mund të konfirmoj se nuk bëmë efektive e marrëveshjen e arritur para pak ditësh. Por detajet nuk mund t’i bëj publike tani”, ka deklaruar Taçi për Top Channel.

Pak ditë me parë ai ka pasur një takim edhe me kryeministrin italian, njëkohësisht presidentin e Milanit, Silvio Berlusconi, takim që ndoshta ka ndikuar në vendimin e tërheqjes së Rezart Tacit, sipas mediave italiane, për një ofertë më të mire. Por vetë presidenti i kompanisë “Taçi Oil” përgënjeshtron një gjë të tillë.

“Është e vërtetë që pata një takim me kryeministrin Berlusconi në Palazzo Chigi, por nuk besoj se kryeministri italian, me gjithë problematikat që ka, të flasë edhe për çështjet e futbollit”, është shprehur Taçi.

Janë të shumta aludimet që bëhen për tërheqjen e Taçit nga oferta që kishte bërë për Bolognan. Mediat italiane flasin për një problem bilancesh të kompanisë “Activa” të familjes Menarini, apo për mbivlerësim aksionesh, por duket se është një ndryshim preferencash klubesh për Rezart Taçin, i cili pohon se ka ende interes për klubet e Serie A dhe se shpreson qe ne sezonin e ri emri i tij do të jetë mes presidentëve të këtij kampionati.

“Ne vazhdojmë të mbetemi të interesuar për futbollin dhe tregun energjetik italian. Qeveria italiane i ka hapur rrugë projekteve tona energjetike. Shpresoj që të arrij që këtë sezon të jem i pranishëm në Serie A”, ka shtuar Taçi. /tch/