Telegrafi

Taçi planifikon përforcimin e Bolognas

Sipas faqes CorrieredelloSport, Taci planifikon ta forcojë çdo repart të ekipit të tij, ashtu që skuadra të mos luftojë vetëm për ekzistencë në Serie A.

Në mbrojtje, Bologna do ta rikthejë nga huazimi Rafael Santosin, ndërkohë Taçi duhet të zgjedhë ndërmjet Maurizio Domizzi, Sanchez Cribari dhe Carlos Valdez, të cilët janë në listën e trajnerit Giuseppe Papadopulo.

Në mesfushë Taçi do ta kërkojë mesfushorin e Juventusit, Sergio Almiron.

Derisa në sulm gjendet Marco Di Vaio, Bologna planifikon ta sjellë edhe një emër të njohur në skuadër. Meqenëse e ka të vështirë ta transferojë sulmuesin e Udineses, Antonio Di Natale, atëherë njëri nga sulmuesit, Abdel Ghezzal, Davide Succi ose Rolando Bianchi, mund ta veshë fanellën e Bolognas në sezonin e ri.