Site icon Telegrafi

Taçan: Ka gatishmëri për reforma, të gjendet zgjidhje për emrin

Ndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s për diplomaci publike, Ilden Taçan, i cili qëndron për vizitë në Maqedoni, sheh vendosmëri te Qeveria për zbatimin e një numri të madh reformash dhe thotë se ritmi intensiv i procesit politik do të sigurojı standarde të larta të cilat do ta sjellin shtetin afër anëtarësimit në NATO.

Për ftesën për anëtarësim, thekson, janë të rëndësishme edhe reformat, por edhe një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët për emrin, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Vazhdojmë ta mbështesim shtetin tuaj në rrugën për anëtarësim në Aleancë. Si për të gjitha vendet aspiruese me rëndësi është të mbeten të fokusuara në agjendën reformuese dhe të sigurohet stabilitet politik. Të gjitha takimet e mia janë konfirmim i faktit se ka vullnet politik dhe më vjen mirë që e di këtë’, tha Taçen në konferencën e sotme të përbashkët me shefin e diplomacisë të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.

Nga ana tjetër, ministri Dimitrov ka theksuar se qëndrimi i ambasadorit paraqet hap të rëndësishëm në procesin për ripërtëritjen e marrëdhënieve të Maqedonisë me NATO-n, kthimin e dialogut të rregullt politik dhe bashkëpunim praktik të cilët në mënyrë të konsiderueshme kanë rënë në vitet e fundit për shkak të krizës.

Dimitrov thekson se me përfaqësuesin e NATO-s kanë pasur biseda konstruktive. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version