Tabloidi i njohur proqeveritar serb, Informer, të hënën nën titullin e faqes së parë shkruante “Amerika dhe Bashkimi Evropian paguajnë gënjeshtarë dhe mashtrues” duke akuzuar organizatat e mediave hulumtuese KRIK, CINS dhe BIRN, si dhe të përditshmen Kurir se po financohen nga shtetet perëndimore ta destabilizojnë Serbinë.
Ajo cituar një analist me emrin Dragomir Angjelkoviq që ka thënë se Serbia duhet ta ndjekë shembullin e Rusisë dhe ta përshtatë një ligj special që t’i mbajë nën kontroll organizatat joqeveritare në Serbi.
Ligji rus lejon prokurorët t’i shpallin organizatat e huaja dhe ndërkombëtare të padëshirueshme dhe t’i shuajnë ato.
Slobodan Georgijev, redaktor i BIRN-it, fotografia e të cilit është publikuar në faqen e parë të Informer-it, tha se artikulli shënon “një hap tjetër drejt kriminalizimit të gazetarëve.”
“Ne ishim duke folur rreth kriminalizimit nga njerëzit të cilët kanë pushtet. Ata janë duke krijuar një atmosferë për të na etiketuar ne si mercenarë të jashtëm, të na detyrojnë neve të kërkojmë falje që po bëjmë punën tonë,” tha ai.
Branko Cecen, kreu i CINS, tha se etiketimi i gazetarëve si spiunë është duke u bërë shprehi për të penguar punën e tyre në Serbi, por shtoi se CINS kishte vazhduar me këtë punë, pavarësisht nga presioni në rritje.
“Ligji rus për organizatat joqeveritare praktikisht ka ndaluar sektorin e organizatave joqeveritare në këtë shtet, kështu që çfarë Angjelkoviq ka thënë ndoshta mund të jetë thënia e dëshirave të disave nga ekzekutivi serb”, tha Cecen për BIRN-in.
Që kur presidenti Vladimir Putin u emërua në Moskë, 120 gazetarë janë vrarë në Rusi, nënvizoi ai.
Stevan Dojçinoviq, kreu i KRIK, e quajti artikullin e fundit të Informer-it vetëm si “një rifreskim” të përpjekjeve të tyre të mëparshme në këtë fushë.
“Ne kemi dy donatorë të ri në këtë vit, Fondi i vëllezërve Rockefeler dhe Mbrojtësit e të Drejtave të Qytetarëve, dhe kjo është e gjitha publike, ne nuk jemi duke e fshehur këtë. Ndodh që ata (Informer-i) na thërrasin neve një herë në muaj pa asnjë arsye,” tha ai.
“Kjo ka vazhduar për një kohë të gjatë dhe thjeshtë duhet të mësohesh me të, ndonëse unë nuk e nënvlerësoj”, shtoi Dojçinoviq duke iu referuar tabloidit.
Më 4 nëntor, Informer shkroi që Shërbimi Serb për Siguri, BIA, ka pranuar informacione nga kolegët rus që amerikanët me qëllim kishin shtyrë Serbinë në krizë.
Informer pretendonte se CIA ishte duke planifikuar vrasjen e kryeministrit Aleksander Vuçiq dhe ta prezantojnë atë si luftë të mafias, ose të mbysnin kritikat e zhurmshme të qeverisë dhe të fajësojë vrasësit në qeveri.
Artikulli nxiti zemërim në rrjetet sociale, me disa zëra që Informer-i ndoshta është duke e përgatitur ambientin për sulme tek kritikët e qeverisë dhe në mediat e pavarura.
Tamara Skrozza, anëtare e Komisionit për Apel të Këshillit të Shtypit të Serbisë dhe gazetare për revistën javore Vreme, tha se raporti i fundit i Informer-it ka shtuar ndjenjat e pasigurisë në mesin e shumë gazetarëve.
“Unë jam brengosur për rezultatet e mundshme të kësaj fushate. Për mendimin tim siguria e gazetarëve të përmendur është nën një kërcënim serioz, kështu që nëse kryeministri mbështetë sundimin e ligjit, ai duhet të jetë i pari që do të reagojë për këtë,” tha Skrozza për BIRN.
Ajo tha se tensionet në Serbi janë në rritur proporcion të paparë, duke krijuar një mjedis edhe më të rrezikshëm për mendjet kritike.
Më 25 tetor, kryeministri malazez Milo Gjukanoviq tha se autoritetet në Podgoricë do të hulumtojnë shtrirjen ruse dhe përfshirjen serbe në përpjekjet për grusht shtet atje.
20 njerëz, duke përfshirë ish-komandantin e xhandarmërisë serbe, Bratislav Bikiq, ishin arrestuar në Malin e Zi më 16 tetor nën dyshimin për planifikim të rrëzimit të Gjukanoviqit.
Më 24 tetor, kryeministri serb Vuçiq tha se autoritetet serbe kanë arrestuar disa njerëz që gjoja kanë ndjekur Gjukanoviqin dhe kanë planifikuar vepra joligjore në Malin e Zi. Sidoqoftë, ai gjithashtu insistoi që ata nuk kanë lidhje me shtetin serb por kanë lidhje me një shtet të tretë pa emër.
Kryeministri serb gjithashtu pretendoi se një numër i anëtarëve të “agjencive të fuqishme të huaja inteligjente”, nga perëndimi dhe nga lindja ishin shtuar në numër në Serbi. Ai shtoi që një oficer policie ishte arrestuar për “zbuloi informacione konfidenciale” për shërbimet e huaja inteligjente.
Në mes të trazirave të shkaktuara nga pretendimet malazeze, depoja e armëve ishte gjetur afër shtëpisë së Buçiqit në Jajince.
Shqetësimet ishin ngritur që armët qëllimisht ishin përdorur kundër Vuçiqit ose vëllait të tij, veçanërisht pasi Ministri i Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq të martën tha se kryeministri kishte shprehur frikë për sigurinë e vëllait të tij.
Informer ka një histori të akuzave ndaj organizatave të gazetarëve të pavarur që punojnë kundër Serbisë ashtu si bëjnë disa politikanë.
Javën e fundit, gazetari i Georgiev ishte etiketuar si armik i shtetit i cili “donte të shihte që diçka t’i ndodhte kryeministrit në kushte të një vrasjeje” nga Ministri i Punëve Sociale, Aleksandër Vulin gjatë një debati në televizionin shtetëror, RTS. /BIRN/