Telegrafi

Tableti Wacom Cintiq për dizajnim

Kompania CG Everything ka publikuar disa foto të tabletit të madh të vizatimit Wacom Cintiq, i cili shërben për të vizatuar apo dizajnuar projektin e rradhës, falë një stilolapsi dhe opsioneve të tabletit.

Bëhet fjalë për një prototip me një ekran 24-inch në HD me rezolucion 1920 x 1200, shumëfunksional përmes butonave anësorë por edhe me ekranit me prekje. Ky tablet ka të gjithë programet e mundshëm për dizajnim si dhe një arkivë deri me 32 GB për shkarkim materialesh.

Ende nuk ka asnjë informacion lidhur me koston e këtij modeli. /Telegrafi/