Telegrafi

Tableti super i hollë nga Samsung vjen me3 shtator

Samsung tani është duke pranuar para-porositë për tabletin e saj Galaxy Tab S2.

Të gjithë ata që janë të interesuar në një tablet super të hollë dhe të lehtë mund ta para-porositin atë tani në Samsung.com, Amazon.com, dhe Best Buy; ndërsa pajisja do të jetë në dispozicion në dyqanet e kompanisë që nga data 3 shtator.

Galaxy Tab S2 vjen në në një shumëllojshmëri konfigurimesh. Për ata që vetëm kanë nevojë për një tablet dhe lidhje Wi-Fi, versioni me 9.7-inç, dhe 32GB mund të blihet për një çmim prej 499,99 dollarësh, ndërsa modeli më i vogël me ekranin 8-inç është 100 dollarë më lirë.

Tableti vjen në ngjyrë të zezë, të bardhë, dhe ari. (Telegrafi)