Telegrafi

Tableti PlayBook 2 i BlackBerry

Këtë rradhe BlackBerry ka vendosur që të nxjerrë një tablet, jo më me ekran 7-inch, por 10-inch me prekje, ka teknologjinë 4G, Bluetooth, WiFi dhe portë për USB dhe kartë memorje microSD. Tableti i ri PlayBook 2 vjen edhe në një version më të hollë por edhe në ngjyrat bardh e zi.

Ende nuk ka asnjë informacion lidhur me kohën se kur do të dalë në shitje ky tablet, apo se sa do të jetë kostoja e tij. /Telegrafi/