Një tablet i palosshëm Microsoft Surface është planifikuar nga kompania për gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, sipas një firme kërkimore të cituar nga Forbes.
Tableti thuhet se do të shfaqë dy ekrane 9 inç me një raport të aspektit 4:3, dhe do të jetë në gjendje për të operuar me aplikacionet Android, përcjell Telegrafi.
Ndërsa Microsoft tha se nuk mund të komentojë mbi produktet e ardhshme, firma kërkimore, bazuar në “zinxhirin e furnizimit”, sugjeron se do të mundësohet nga procesori Intel 10nm Lakefield dhe do të drejtoj “versionin e ri të Windows 10 OS” për ndërfaqen e dyfishtë të ekranit të përdoruesit.
Ndërsa nuk dihet nëse do të mbështesë 5G ose vetëm LTE, pajisja thuhet se do të jetë gjithmonë e lidhur kështu që SIM kartela duhet të jetë në faqen e karakteristikave.
Pasi që ka mjaft kohë deri në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm, kur raporti sugjeron lansimin e këtij Microsoft Surface të palosshëm, ne presim spekulime të shumta për pajisjen. /Telegrafi/