Telegrafi

Tableti nga Gigabyte me Shtatëshe

Tableti do të jetë në dispozicion në dy realizime, me SSD ose me disk klasik, ka ekranin e ndjeshëm në prekjet multi-touch, e për precizitet shtesë aty është edhe trackpadi optik. Edhe pse mund të mos ju impresionoj me dimensionet e pajisjes, një numër i caktuar i shfrytëzuesve do të ia dinë vlerën daljeve HDMI dhe VGA, konektorit USB 3.0, Wi-Fisë, Bluetoothit 4.0, ueb kamerës dhe konektorit Ethernet.

Me specifika të ngjashme është paraqitur edhe tableti i konvertueshëm T1006M. Të dhënat për çmimet dhe datën e fillimit të shitjes ende nuk janë publikuar. /Telegrafi/