Telegrafi

Tableti Indian 35-dollarësh u bë realitet

E vërteta është se tableti që quhet Aakash në të vërtetë është një Ubislate 7 nga Datawind. Nën ekranin 7-inçësh me rezolucion 800 x 480 ndodhet një procesor që punon në 366 MHz, e aty janë edhe 256MB RAM dhe 2 GB hapësirë, që mund të zgjerohet me kartelat microSD. Sistemi operativ është Froyo e mbi të është instaluar Getjar market. Kohëzgjatja e baterisë flitet të jetë të voglat tri orë, madje edhe më shumë nëse luhet HD video. Përveç WiFi çipit 802.11 a/b/g, mund të zgjidhet edhe modemi GPRS për tu lidhur në rrjet edhe nga zonat rurale. 

Na mbetet të presim dhe të shohim çfarë e ardhme e pret tabletin më të lirë në botë. /Telegrafi/