Telegrafi

Tableti i ri i Toshibas

Bëhet fjalë për prototip që punon me system operim Windows 7, që ka një ekran 11.6-inch me rezolucion 1366 x 768 me prekje, një procesor Intel Atom Z670 1.5 GHz dhe dy kamera, një në pjesën e pasme të tabletit dhe një në pjesën ballore të tij.

Ky tablet WT110 i Toshiba do të dalë në shitje në fund të muajit në Japoni, ndërsa sa i përket çmimit, ende nuk ka asnjë njoftim për këtë prototip. /Telegrafi/