Telegrafi

Tableti i ri i Google Nexus kushton 99 dollarë?

Sipas këtij raporti, Google dhe Asus janë duke punuar në versionin e ri të tabletit Nexus 7, dhe me këtë kompanitë do të kenë dy modele të lira në treg, njëri i cili shitet për 199 dollarë dhe tjetri, modeli i ri, çmimi i të cilit do të jetë jo më i madh se 99 dollarë.

Njëri prej modeleve të reja të Nexus 7 do të kushtojë 199 dollarë, dhe tjetri do të ketë çmim më të ulët prej 99 dollarësh, thuhet sipas burimit. Besohet se tableti i lirë i Google do të vijë në treg kah fundi i këtij viti. / Telegrafi /