Thashethemet e fundit thonë se tableti më i ri në Android do të paraqitet në treg gjatë muajit qershor të këtij viti.
Për më shumë, thuhet se Dell Streak 10 do të bazohet në Android 3.0 Honeycomb, dhe se ekrani i tij është i ndjeshëm në prekje me diagonale prej 10.1 inç.
Mirëpo, përveç këtyre detajeve, Dell nuk ka dhënë specifika tjera të tabletit të saj, ndërsa pritet që ky model i ri i tabletit t’i ngjajë pak a shumë versionit paraprak, Dell Streak 7, i cili është i ilustruar në fotografinë e paraqitur më lart.
Për ata që kanë harruar, vlen të theksohet se Dell Streak 7 posedon procesorin e NVIDIA Tegra 2, kamerën e pasme me 5MP, atë frontale me 1.3MP, dhe këto mund të jenë disa prej karakteristikave të cilat mund të gjenden edhe në Dell Streak 10. / Telegrafi /.