Telegrafi

Tableti i ri i BlackBerry krijohet nga Samsung

Me sa duket, tableti i ri i BlackBerry është i bazuar në Samsung Galaxy Tab S 10.5, ose në njërin prej tabletëve më të mirë në treg, të paktën sa i përket specifikave.

Modeli i ri i tabletit synon ti marrë përdoruesit e rinj që janë të dhënë pas sigurisë, si dhe institucionet e mëdha publike të cilët duan që ti mbrojnë të dhënat e tyre.

IBM do ta mundësojë sigurinë e tabletit përmes tekenologjisë së saj të ofruar për SecuTablet dhe mbështetjen për ta zbatuar atë në organet e ndryshme të sektorit publik. Secusmart do t’i japë tiparet themelore të sigurisë dhe do të merret me marketingun e pajisjes së re.

Por detajet rreth çmimit dhe kohës së daljes në treg nuk janë dhënë, apo edhe detajet nëse ky tablet i ka ndryshuar tiparet standarde të Android.

Megjithatë është thënë se përdoruesit përsëri do të mund ti instalojnë aplikacionet e tyre të preferuara sikurse Twitter, Youtube, Facebook apo Whatsapp, me disa shtesa të reja të sigurisë të ndërtuar mbi ato. (Telegrafi)