Telegrafi

Tableti i parë me Tegra 3

Tegra nga SoC-të tjerë që synojnë të përdoren në tabletë dhe pajisjet tjera më të vogla dallohet për atë se përveç katër bërthamave Cortex-A9 të ARM-së ka edhe të pestën të ashtuquajturën “companion chip” (“çipi përcjellës”) i cili nuk ka ndonjë fuqi të jashtëzakonshme dhe i cili punon kur tableti “nuk po bën asgjë”, respektivisht ndodhet në mënyrën e punës stand-by ose kur është duke kryer detyra tjera me kërkesat më të ulëta.

Pajisja është e bazuar në Android 3.2, ekrani ka rezolucionin prej 1280 * 800 pikë, ka 16 GB memorie për deponimin e të dhënave, një gigabajt të memories RAM dhe lidhjen 3G. Kamera e pasme ka rezolucionin prej 5 megapiksel, e ajo e përparmja të zakonshmit 2 megapiksel.

Edhe pse bërthamat përpunuese sipas specifikave të Nvidias do të duhej të punojnë në 1.5 GHz, ekipi nga portali kinez pohon se në këtë rast ato po punojnë në 1.3 GHz. Testet gjithashtu tregojnë se performancat e vërteta të Kal-El janë jo dhe aq mbresëlënëse kështu nga tableti i ZTE-së më i mirë është edhe dybërthamëshi Galaxy S II i Samsungut.

Për momentin, sipas të gjitha gjasave, risia më e madhe është ajo se Nvidia ka Kal-El në prodhim serik dhe se pas ZTE-së me siguri së shpejti do të paraqiten edhe prodhuesit të tjerë të cilët do të përdorin këtë SoC në pajisjet e veta. / Telegrafi /