Telegrafi

Tableti i Nokia-së në Android, N1 shitet për 270 dollarë

Në Kinë, tableti është shitur mjaft shumë, sepse i njëjti ofron pothuajse të gjitha shërbimet e sistemit operativ Android, duke përfshirë edhe Google Play Store.

Gjatë vitit pritet që N1 të ofrohet në më shumë rajone edhe pse mund të mos jetë në tregun e SHBA-së.

Tableti është dizajnuar nga Nokia dhe është prodhuar nga Foxconn. Prodhuesi është licencuar me emrin e Nokia-së për krijimin e tabletit që ofron ekranin me 7.9” LCD në 1536 x 2048 piksel si dhe Gorilla Glass 3.

N1 mbështetet nga procesori 64-bit Intel Atom Z3580 SoC, që përfshin quad-core 2.3GHz CPU dhe PoëerVR G6430 GPU, bashkë me 2GB RAM dhe 32GB memorie.

Kamera kryesore e tabletit vjen me 8MP, ndërsa kamera e përparme vjen me 5MP, bateria është me 5300mAh, ndërsa platforma mobile në të cilën bazohet tableti është Android 5.0. (Telegrafi)