Tableti i ri i Google pritet të ketë ekran të ndjeshëm në prekje me 7 inç, dhe i njëjti do të vijë me Android 4.0 Ice Cream Sandwich, ndërsa emri komercial i këtij tableti do të jetë Google Play.
Për ta rezervuar uebfaqen e re të tabletit të saj, Google është duke blerë domene të ndryshme në internet, dhe ky detaj është zbuluar nga Fusible, e cila ka zbuluar emrin Google Play.
Disa prej domeneve në internet të cilët i ka blerë Google përfshijnë googleplaygames.com, googleplayapps.com, appsonplay.com, dhe natyrisht kompania ka përgatitur diçka për këto uebfaqe. / Telegrafi /