Telegrafi

Tableti i Google jo më shtrejtë se 200 dollarë?

Mirëpo, burimet e fundit të lajmeve që vijnë për tabletin e Google, thonë se “Nexus” do të kushtojë shumë lirë për përdoruesit, me një kosto që sillet prej 149 deri në 199 dollarë.

Me këtë çmim, Google dëshiron që të penetrojë më lehtë tregun e tabletëve, si dhe të konkurrojë me Kindle Fire nga Amazon, i cili shitet për një çmim të ngjashëm.

Në anën tjetër, në treg ka dalur edhe procesori Tegra 3, i cili mund të jetë njëra prej karakteristikave të tabletit Nexus. / Telegrafi /