Telegrafi

Tableti i Gigabyte me Windows 7

Ky tablet është i trashë 14 mm, ka një ekran LCD 10.1-inch me prekje, ka një procesor Intel Atom N570, 2GB/RAM, një memorje të integruar 320 GB, dy porta USB-je, lexues karte microSD, një kamer 1.3 megapiksel në pjesën e pasme tëtabletit, Bluetooth dhe WiFi.

Modelit të Gigabyte mund t’i montohet edhe një DVD-ROM ku mund të shikohen filma ose luhen lojra. Ky tablet me sistem operimi Windows 7 pritet të dalë në treg në muajin Qershor, ndërsa kostoja e tij është 700 $. /Telegrafi/