Telegrafi

Tableti hibrid Lenovo IdeaTab Lynx i gatshëm për para-porositje

 Pajisja e re nga Lenovo tani është e gatshme për para-porositje me çmim prej 600 dollarëve dhe vjen në tregun amerikan dhe kanadez nga një numër shitësish si B&H, Mwave, NCIX dhe Newegg.

Tableti i ri nga Lenovo, është i pajisur me ekran 11.6 inç me rezolucione prej 1366×768, punon përmes procesorit nga Intel, Atom Clover Trail dhe posedon RAM memorie prej 2GB.

Memoria ruajtëse e pajisjes ka 64gb ndërsa bateria e tabletit ka kapacitet prej 6800 mAh që mundëson përdorimin e tabletit për 8 orë me bateri të plotë.

Një bateri shtesë është gjithashtu e përfshirë në ofertën e Lenovo-së, por bateria shtesë është pjesë e tastierës së veçantë që është dizajnuar me qëllim të dyfishimit të mundësive të përdorimit të tabletit. /Telegrafi/