Telegrafi

Tableti Google Nexus me Android Jelly Bean?

I njëjti burim i ka thënë faqes se tableti më i ri Android do të prodhohet nga ASUS, ndërsa data e mundshme e lansimit të tij në treg pritet të jetë 27 qershori i këtij viti. 

Disa raporte tjera thonë se tableti do të vijë me versionin më të ri të sistemit operativ Android, Jelly Bean, si dhe me procesor me katër bërthama, quad-core Tegra3. 

Nvidia është duke planifikuar të sjell në treg një tablet me një çmim jo më të lartë se 200 dollarë, ndërsa nëse ky del të jetë modeli i kombinuar i këtyre karakteristikave interesante, atëherë i njëjti me siguri se do të jetë një hit i madh. / Telegrafi /