Telegrafi

Tableti ET1 për punë nga Motorola

Tableti vjen me Android 2.3.4 Gingerbread, ka dimensionet prej 130 x 25 x 224 mm, ndërsa peshon 630 gram. Ekrani kapacitiv i ndjeshëm në prekje me rezolucionin prej 1,024 x 600 piksel është i mbrojtur me xhamin Gorilla, e nga specifikat theksohet procesori është një-gigahercësh me dy bërthama, pajisja ka një gigabajt të memories punuese dhe 4 GB të memories flash, si dhe sllotin për kartelat e memories microSD.

Kamera e pasme ka rezolucionin prej tetë megapiksel, ndërsa aty është edhe kamera e përparme për videothirrje, tableti ka edhe GPS-në, akselerometrin, konektorët USB dhe HDMI si dhe lexuesin e barkodeve. Është përfshirë bateria prej 4,620 mAh e cila mund të ndërrohet pa pasur nevojë për fikjen e pajisjes.

Dërgesat në tregun amerikan fillojnë në dhjetor. Çmimi i propozuar i shitjes së pajisjes është 1,000 dollarë. /Telegrafi/