Telegrafi

Tableti ekonomik i Arnovas

Modeli më i ri i Arnova-s, që ka një sistem operimi Android 2.2 Froyo, ka një ekran 7-inch me prekje me përmasa 800 x 480 dhe një memorje të integruar 4 GB. Ai është i hollë 12 mm dhe peshon 340 gram.

Ky Android, që pritet të dalë muajin tjetër, do të kushtojë 163 $. Ndërkohë, në Shkurt të vitit të ardhshëm, Arnova do të nxjerrë edhe dy modele të rij, prototipin Arnova 8 dhe Arnova 10. /Telegrafi/