Site icon Telegrafi

Tableti 13.3-inçësh i Toshibas

Tableti është i pajisur me Android 4.0 Ice Cream Sandwich, ka SoC Tegra 3 të Nvidias me katër bërthama, dhe gjë e cila është interesante për këtë diagonale të ekranit – TV tunerin. Për zënien e TV valëve përdoret antena që nxjerrët, e tableti është përndryshe i pajisur edhe me kamerën e pasme prej pesë megapiksel, dhe me atë të përparme me rezolucion prej 1.3 megapiksel. Ka konektorin HDMI, 32 GB të memories, dhe sllotin për kartelat e memories SD.

Të dhënat për çmimet dhe datat dhe vënien në dispozicion do të publikohen më pastaj, e duke pasur parasysh se tableti është paraqitur në Gjermani, pritet që që së pari të jetë në dispozicion në tregun evropian. /Telegrafi/

Exit mobile version