Telegrafi

Tabletët zhvillues për programerët

Qualcomm do të ofroj pajisjet testuese të bazuara mbi procesorët e vet dybërthamësh Snapdragon S 4 MSM8960 me arkitekturën ARM, derisa Nvidia do të ofroj pajisje me SoC-në e vet katërbërthamësh Tegra 3. Tabletët përveç GPS-së, Bluetoothit dhe Wi-Fisë do të kenë edhe modulet LTE për qasje në rrjetat mobile të gjeneratës së re, por nuk do të jenë hardueri final i cili do të mund të blihet në tregun e lirë.

Kjo ofertë është pjesë e programit të Microsoft të emërtuar Windows në ARM. Tabletët do të distribuohen tek programerët e përzgjedhur në parimin e ftesave. /Telegrafi/