Telegrafi

Tabletët Wintel më të shtrenjtë

Sipas burimeve në mesin e prodhuesve të portativëve, për tabletët e këtillë priten çmime prej në mes 599 dhe 899 dollarë, që pothuajse hyn në rangun e çmimeve të ultrabookëve dhe paraqet shpenzim dukshëm më të madh në krahasim me pajisjet e bazuara në Andorid dhe iOS.

Arsyeja për parashikimet e këtilla qëndron në faktin se as Microsoft e as Intel nuk synojnë të ulin çmimet e softuerit dhe harduerit. Numri i madh i prodhuesve kështu mund të ndodhë që, nëse Intel nuk ul çmimet e produkteve nga platforma e vet Clover Trail W, tabletët e vet me Windows 8 ti bazoj në çipat ARM të Nvidias, Qualcomm ose Texas Instruments. /Telegrafi/