Telegrafi

Tabletët tejkalojnë kompjuterët personal!

Dërgesat e tabletëve pritet t’i tejkalojnë ato të kompjuterëve personal në tremujorin e katërt të vitit 2013, thotë raporti i IDC-së këtë javë. Shitjet e PC-ve do të jenë më të mëdha për tërë vitin, mirëpo edhe ky trend do të ndryshojë në 2015-tën, thotë raporti.

IDC parashikon që tabletët këtë vit të shiten në 227.3 milionë njësi, ndërsa PC-të të arrijnë në shifrën prej 315.3 milionë njësive (180,9 milionë prej të cilëve janë laptop.

Ndërsa telefonat e mençur pritet të arrijnë shifrën prej 1 miliardë njësive të shitura, në nivel global. / Telegrafi /