Telegrafi

Tabletët po rriten, Samsung përgatit modelin me 12 inç

The Daily thotë se tableti i ri i Samsung do të debutojë në tetor të këtij viti, duke thënë se për momentin kompania ende është duke u marrë me përgatitjet e pajisjes.

Ekrani më i madh i tabletëve të Samsung deri më tash është 11.6 inç. Raporti i njëjtë i informacionit gjithashtu ka thënë se rezolucioni i tabletit të ri të Samsung do të përshtatet me atë që sot e ka versioni i ri i Google Nexus 10, i cili është prodhuar nga Samsung.

Në anën tjetër thuhet se edhe Apple është duke menduar të krijojë një tablet më të madh, sesa ato që i ka aktualisht. / Telegrafi /