Telegrafi

Tabletët po e shkatërrojnë E Ink-un

E Ink prodhon ekrane për përdorim në lexuesit e vërtetë të e-librave, e siç po qëndrojnë gjërat tani, ata kanë shumë arsye për brengosje. Në të vërtetë, kompania paraqiti 48 milion dollarë qarkullim për janarin, e ky rezultat është madje për 63% më i dobët se në janarin e vitit të kaluar. Në krahasim me një muaj më parë, rënia është 11%. Në kompani prapëseprapë shpresojnë se në nivel të tërë vitit do të kenë rritje të të hyrave prej 5 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Kindle i Amazonit është lexuesi më i popullarizuar i e-librave, dhe për një kohë të gjatë është njëkohësisht edhe pajisja më e shitur në Amazon. Por, gjithnjë e më shumë po ka njerëz të cilët janë të gatshëm të sakrifikojnë ekranin E Ink për mundësitë multimediale dhe të rrjetës që ofrojnë tabletët. /Telegrafi/