Telegrafi

Tabletët ndikuan shitjet e kompjuterëve

Gjithashtu theksohet se dërgesat e kompjuterëve në nivel të vitit kanë rënë në 103 milion copë, që është për 7% më pak se gjatë vitit 2011. Dërgesat e kompjuterëve portativ kanë rënë gjatë çerekut të fundit të vitit 2011 për 15.4%, për çfarë fajësohet rënie e madhe e shitjes së netbookëve për madje 48.8%, derisa dërgesat e portativëve “të zakonshëm” kanë rënë për 3.1%.

Krahas pasigurisë ekonomike, si arsyeja kryesore për rënien e dërgesave të kompjuterëve theksohet popullariteti gjithnjë e më i madh i tabletëve. IDC gjithashtu thekson se mungesa e disqeve të forta e shkaktuar nga vërshimet në Tajlandë padi ndikim të vogël mbi dërgesat e kompjuterëve gjatë çerekut të katërt të vitit të kaluar duke pasur parasysh se këta kompjuter kryesisht janë prodhuar para kohës së vërshimeve katastrofale.

Në mesin e prodhuesve po udhëheq HP me posedim prej 20.2% të tregut, ndërsa pasohet nga Aceer (12.1%), Dell (11.1%), Asus (11.0%) dhe Lenovo (8.1%). /Telegrafi/