Telegrafi

Tabletët me ekran 8 inç, marrin 11.9 për qind të tregut global

Dhe tani, ndërsa rivalët e saj me tablet të madhësive të ndryshme bëjnë përpjekje për të marrë një pjesë të tregut të iPad, Apple përsëri e ka gjetur një hapësirë unike në tregun global me modelin e fundit të tabletit të saj, iPad Mini i cili posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonale prej 8 inç. 

Sipas firmës kineze të hulumtimeve, TrendForce thuhet se tabletët me madhësi të ekranit të përafërt me diagonale prej 8 inç do të kenë sukses të jashtëzakonshëm gjatë këtij viti, sepse të njëjtit do të marrin më shumë se 11.9 për qind të tregut global të tabletëve. / Telegrafi /