Telegrafi

Tabletët e Sony, gjatë muajit shtator

Gjatë paralajmërimit të këtyre tabletëve, Sony pati thënë se do t’i lëshojë në treg gjatë vjeshtës së këtij viti, ndërsa duket se kjo kompani tani ka vendosur ta mbajë fjalën.

Për më shumë, thuhet se Sony do të fillojë të pranojë para-porositë për këto dy modele të tabletëve Android gjatë muajit gusht. Siç thuhet, kjo gjë do të mund të bëhet përmes faqes zyrtare të kompanisë, Sony Direct.

Informacionet për datën e lansimit të tabletëve janë publikuar fillimisht në Engadget, e cila më pas e ka bërë publik lajmin. / Telegrafi /