Telegrafi

Tabletët e Samsung në treg në muajin Gusht dhe Shtator

Lajmi është bërë i ditur nga vetë zyrtarët e kompanisë përmes një komunikate për shtyp. Ju kujtojmë se bëhet fjalë për dy modele me opsione të ngjashme. Këto prototipe kanë sistemin e operimit Android 3.1 Honeycomb, procesor Dual-Core 1 GHz, një kamera në pjesën e pasme të tabletit 3 megapiksel dhe një tjetër 2 megapiksel në pjesën ballore të tij dhe një memorie të integruar 16 GB.

Ndryshimi i vetëm i këtyre androidëve është te madhësia e ekranit. /Telegrafi/