Telegrafi

Tabletët e rinj të Samsung Galaxy Tab S8 arrijnë në Evropë

Për tabletët e ri të Samsung nga familja Galaxy Tab S8 flitet prej kohësh, por dihet se do të jenë të qasshëm për blerësit në Evropë.

Porositë e modeleve të reja të Galaxy Tab S8 janë të hapura dhe tashmë dihet çmimi i tyre, transmeton Telegrafi.

Galaxy Tab S8 Ultra mund të porositet në Francë, me një çmim prej 1.699 euro për modelin më të shtrenjtë që vjen me 16 GB RAM dhe 515 GB memorie të brendshme.

Pajisjen e vë në funksion procesori Snapdragon 8 Gen 1, e aty është edhe bateria prej 11.200 mAh. Përdor sistemin operativ Android 11 e me lapsin S Pen mund të hapen të gjitha aplikacionet.

Përdoruesit kanë në dispozicion ekranin 14,6-inç Super AMOLED me rezolucion 2.960 x 1.848 pikselë me frekuencë freskimi prej 120 Hz. Porositë mund të bëhen nga 9 shkurti.

Galaxy Tab S8 Plus gjithashtu është i qasshëm në Francë, e modeli me 8 GB RAM dhe 128 GB memorie të brendshme që kushton 999 euro.

Posedon ekran 12,4-inç Super AMOLED me rezolucion 2.800 x 1.752 pikselë dhe frekuencë freskimi prej 120 Hz.

Galaxy Tab S7 vjen me ekran 11-inçësh LTPS TFT me rezolucion 2.560 x 1.600 pikselë dhe frekuencë freskimi prej 120 Hz, si dhe ka bateri prej 8.000 mAh e kushton 970 euro. /Telegrafi/