Telegrafi

Tabletët e rinj të Polaroid, fillojnë prej 129 dollarësh

Tabletët e linjës Polaroid Q Series përfshin modelet e tabletëve – Q7 me ekranin prej 7 inç, modelin Q8 me ekranin prej 8 inç si dhe modelin Q10, i cili ka diagonalen e ekranit prej 10.1 inç.

Çmimi i Polaroid Q7 fillon nga 129 e deri në 179 dollarë, varësisht nga specifikat, ndërsa të gjitha modelet e tabletëve vijnë me versionin e fundit të Google Android, Kitkat 4.4.

Karakteristikat tjera të Polaroid Q Series përfshijnë procesorët quad-core, WiFi dhe Bluetooth bashkë me lidhjen HDMI dhe qasjen në Google Play Store me Google Certification.

Ndër karakteristikat e tabletëve janë edhe dy kamerat, njëra e përparme për video thirrje, si dhe kamera e pasme për foto dhe video. / Telegrafi /