Telegrafi

Tabletët do të dominojnë në vitin e ardhshëm

Gjatë 2013-tës, dërgesat e tabletëve kanë përbërë rreth 40% të kompjuterëve personal, ndërsa Canalys parashikon që ky trend i kërkesës së madhe për tabletë do të vazhdojë të rritet edhe më tej.

Parashikimet për vitin 2014 janë që në tregun global do të shiten mbi 285 milionë njësi të tabletëve, ndërsa deri në vitin 2017 kjo shifër do të rritet në 396 milionë njësi. Prodhuesit kryesor të tabletëve përsëri do të mbeten Apple dhe Samsung.

Apple do ta mbajë pozitën e liderit duke iu falënderuar modeleve të reja të tabletëve të saj, si iPad Air dhe iPad Mini, të cilët vijnë me ekranin e ndjeshëm Retina.

Kompania jugkoreane Samsung do të jetë përcjellës i Apple, ndërsa Microsoft do ta rrisë pjesëmarrjen e saj në treg nga 2% në 5%.

Sa i përket sistemit operativ, Android do të vazhdojë të kryesojë në treg, me mbi 65% të tregut. Samsung do të jetë lojtari kryesor në këtë platformë mobile, duke përbërë 27% të tabletëve në sistemin operativ të Google. / Telegrafi /