Sipas analistit të Morgan Stanley, Katy Huberty thuhet se tabletët në Android kanë gjeneruar më shumë të hyra sesa iPad-ët, bazuar në numrat e publikuar nga IDC për muajin tetor, ku thuhej se rritja e Apple nga viti në vit ka qenë e vogël, ndërsa kompania ka humbur pjesëmarrjen e saj në tregun global të tabletëve.
"Për herë të parë, pajisjet Android llogaritet se kanë realizuar të hyra më të mëdha të tregut sesa ato të iOS," shkroi Huberty në një shënim për klientët e kompanisë së tij.
"Pjesëmarrja e të hyrave të Android ka arritur në 46.2% në tremujorin e tretë të vitit 2013, duke i kaluar ato të Apple iPad, të cilat kanë arritur në 45.6%“ thuhet më tej në raportin e Huberty. / Telegrafi /