Site icon Telegrafi

Tabletët Android arrijnë iPad në 2015

Nëse gjykojmë nga të dhënat e fundit të shitjeve të iPad, lirisht mund të thuhet se ky tablet mbetet mbret i tregut edhe për një kohë.

Tom Mainelli, drejtor i hulumtimeve në IDC thotë se “iOS dhe Apple do ta dominojnë tregun e tabletëve edhe për një kohë, ndërsa pritet që në vitin 2015 platforma Android ta arrijë ose ta tejkalojë atë të Apple”.

Ndërsa tabletët Android ofrojnë zgjedhje të shumtë të performancave në tablet, iOS dhe aplikacionet e saj në iPad janë komponentët që i tërheqin blerësit. / Telegrafi /
 

Exit mobile version