Burri 25-vjeçar nga Sufolk i Britanisë së Madhe, ka përdorur tableta për heqjen e dhjamit dhe shtimit të muskujve, të cilat filluan të kenë efekte anësore.
Madje, ai ka marrë edhe asteroide, në mënyrë që të ketë trupin e dëshiruar, sepse është bërë i varur nga ushtrimet fizike.
Por, djegësit e dhjamit, kanë bërë që atij t’i ngrihet temperatura deri në 42 gradë, duke bërë që ai të “digjet” nga brenda.
Tabletat që i ka marrë Brown, i kanë dhënë efekte helmuese, duke i shkaktuar shumë çrregullime fizike dhe plagë në trup.
Spitali ku ishte shtrirë ai në koma, i kanë kërkuar familjarëve, të vinë që të përshëndeten.
Për fat të mirë, Brown që është baba, ka arritur të tejkalojë këtë me ndihmën e mjekëve dhe të kthehet sërish në jetë, transmeton Telegrafi.