Telegrafi

Tabletat nuk janë zgjidhje për gjithçka

Shkencëtarët kanë analizuar 5 200 persona të moshës së mesme, dhe kanë zbuluar se konsumimi i antioksiduesve me anë të suplementëve nuk ka ndikim në rrezikun për zhvillimin e sindromës metabolike.

Në anën tjetër, personat të cilët janë futur në studim me një nivel relativisht të lartë të antioksiduesve të caktuar në gjak (të marra me anë të ushqimit), veçanërisht vitaminës C, dhe beta-karotenit, kanë pasur një rrezik më të vogël të zhvillimit të sindromës metabolike në krahasim me personat me nivel më të ulët të antioksiduesve.

Rezultatet tregojnë se edhe pse tabletat me përbërës antioksidues nuk kanë një ndikim të madh në uljen e rrezikut të sindromës metabolike, ushqimi i pasur me antioksidues sigurisht se ka ndikim.