Telegrafi

Tabletat kundër akneve, gati e mbytën adoleshenten

Problemin e vajzës nga Liverpuli i Britanisë së Madhe, e bënin edhe më të madh, ngacmimet e shokëve të shkollës, për shkak të shenjave në që kishte.

Me t’u kontrolluar nga mjeku i lëkurës, 15-vjeçares i përshkruan Roaccutane, një medikament që përdoret për heqjen e akneve.

Mirëpo, kjo e futi vajzën në një spirale tmerri, meqë i preku rëndë pankreasin, transmeton Telegrafi.

Pretendohet se medikamenti i shkaktoi pancreasis necrosis dhe asaj iu desh të shtrohet në spital.

Pas tri operacioneve, ajo është dashur të qëndrojë e shtrirë në spital për gjashtë muaj.

Megjithëse jeta e saj është jashtë rrezikut, Rowland tani nuk ka flokë, sepse i kanë rënë si pasojë e problemeve shëndetësore. /Telegrafi/