Në hulumtimin klinik të preparatit të ri, ku kanë marrë pjesë 500 femra, është vërejtur se rrudhat e thella rreth syve të këtyre femrave janë zvogëluar për 30 për qind për një periudhë prej 14 javësh.
Tabletat e bukurisë përmbajnë kombinim të ekstrakteve ushqyese, vitamina C dhe E, izoflavone, likopine dhe omega-3.
Shkencëtarët janë të bindur se këto komponentë i kundërvihen plakjes së lëkurës në nivel gjenetik.
Tabletat kundër rrudhave së shpejti do të paraqiten nëpër barnatoret e zakonshme angleze, ndërsa për trajtim një javor do të kushtojnë rreth 35 funte. /Telegrafi/