Site icon Telegrafi

Tablet me Windows 8 nga Nokia

Linja Lumia kështu në treg pati jehonë si zgjidhje me kualitet të mirë dhe u bë tregues për atë se në cilin drejtim do të shkoj platforma e Microsoftit në të ardhmen. Me Lumia 610 dhe 710 Nokia me sukses mbuloi segmentin e mesëm dhe të poshtëm të tregut, i cili deri tani ishte i paarritshëm për Microsoftin. Pas telefonave mobil, të cilët me arritjen e Apollos do të duhej të unifikohen me sistemin e madh, vjen koha për tabletët e bazuar në Windows 8.

Stephen Elop në disa raste foli për mundësitë që i sheh në tregun e tabletëve, e gjykuar sipas thashethemeve, duket se Nokia në treg do të hyj me versionin ARM të Windows 8. Kandidati më i favorshëm për procesor duket të jetë Snapdragon S4 i pranishëm në pajisjet HTC One S, me rezolucionin e mundshëm prej 1366 x 768 piksel, i prodhuar në uzinat e ODM Compal Electronics.

Tabletët e Nokias në treg do të duhej të paraqiten sipas të gjitha gjasave gjatë çerekut të katërt të këtij viti. /Telegrafi/

Exit mobile version