Telegrafi

Tablet do të kenë çdo i treti Amerikan dhe Evropian

Numri i shfrytëzuesve të tabletëve në SHBA deri më 2016 pritet që sipas vlerësimeve të Forrester të rritet në 112 milion, respektivisht 34% e mbarë popullatës. Situata është e ngjashme edhe në vendet më të zhvilluara të unionit Evropian, ku vlerësohet se deri më 2016 do të jetë 105.7 milion shfrytëzues të tabletëve, respektivisht rreth 30% e popullatës.

Nëse këto vlerësime tregohen si të sakta, kjo do të duhej të thotë se për gjashtë vite nga 2010 deri në 2016 do të duhej të shiten rreth 293 milion tablet. /Telegrafi/