Telegrafi

Tablet 7-inçësh nga Apple?

Burimet e paemëruara nga industria të cilat kanë kontakt me prodhuesit aziatik të komponentëve për tableta pohojnë se po shpërndahen gjithnjë e më shumë thashetheme për tabletin 7-inçësh nga Apple. Sipas raporteve të tjera, Apple gjoja po përgatitet vetëm për paraqitjen e një versioni më të lirë të tabletit, me çmim prej rreth 250 dollarë, që nuk do të thotë se do të ketë dimensionet më të vogla.

Derisa ishte gjallë dhe në krye të kompanisë Steve Jobs pati theksuar se ata kanë kryer hulumtime gjithëpërfshirëse, dhe se kanë ardhur në përfundim se 10 inç është diagonalja minimale e ekranit në të cilën do të mund të ekzekutoheshin me kualitet aplikacionet për tableta.

Nga ana tjetër, prodhuesit e shumtë kanë paraqitur pajisje me dimensione të vogla, e supozohet se Apple mund të vendos për paraqitjen e një tableti me dimensione më të vogla pas paraqitjes së tabletit 7-inçësh Kindle Fire nga Amazon i cili do të shitet me çmim prej 200 dollarë. /Telegrafi/