Ka përfunduar java e 30-të në elitën e futbollit kosovar me disa rezultate befasuese.
Dy skuadrat që po luftojnë për titullin e kampionit, Drita dhe Prishtina nuk kanë marrë më shumë se nga një pikë në udhëtim.
Drita ka barazuar me rivalin lokal Gjilanin 1-1 duke u kthyer nga disavantazhi.
Ndërkohë kryeqytetasit e Prishtinës nuk kanë mundur të shënojnë gol në Drenas duke barazuar 0-0 me Feronikelin.
Gjilanasit vazhdojnë të mbetën të parët në tabelë me 60 pikë të tubuara tri më shumë se Prishtina.
Interesant është bërë edhe gara për mbijetesë pas javës së 30-të.
Vëllaznimi pas fitores te Vllaznia e Pozhoranit ka grumbulluar 39 pikë dhe shpreson t’i ikë barazhit në katër tri xhirot e fundit.
Ndërkohë Flamurtari ka marrë tri pikë të arta në përballjen direkte me Besën e Pejës.
Kryeqytetasit tani zënë pozitën e 10-të me 22 pikë dhe me gjasa shumë të mëdha për të mbetur në barazh duke iu shmangur rënies direkte. /Telegrafi/