Ka përfunduar java e 29-të në Superligën e Kosovës në futboll me disa rezultate befasuese.
Lideri aktual i Superligës, Drita ka marrë fitoren e gjashtë radhazi në këtë kampionat.
Bardh e kaltërtit kanë mposhtur me rikthim Feronikelin 3-1 duke vazhduar rrugën drejt titullit të kampionit.
Kësisoj pas 29 ndeshjeve, Drita zë pozitën e parë me 59 pikë të tubuara, tri më shumë se Prishtina që fitoi 3-2 ndaj Llapit.
Ngritje në tabelë ka pasur edhe Liria e Prizrenit që tanimë zë pozitën e tretë pas fitores 3-2 ndaj Gjilanit.
Në vendin e katërt ka mbetur Llapi me 45 pikë të tubuara, po aq sa ka edhe Drenica që ka shënuar fitore 6-2 ndaj Vllaznisë dhe është ngritur për katër pozita.
Në pjesën e poshtme të tabelës nuk ka ndryshime, pasi Flamurtari dhe Besa kanë marrë nga një pikë në udhëtim dhe ndajnë pozitën 10-të me nga 19 pikë.
Xhiro e ardhshme do të jetë vendimtare për këto dy skuadra pasi përballen njëra me tjetrën në Pejë. /Telegrafi/