Ka përfunduar java e 25-të në elitën e futbollit kosovar me disa befasi.
Prishtina është befasuar krejt në fund nga Vëllaznimi duke u ndalur në barazim 2-2.
Kësisoj bardh e kaltërtit kanë mbetur në pozitën e dytë në tabelë me 44 pikë, tri më pak se lideri Drita që ka shënuar fitore të pritur 3-1 ndaj Flamurtarit.
Për të keq ka befasuar edhe Liria e Prizrenit e cila gjithashtu u ndalë në barazim 2-2 nga Besa.
Prizrenasit janë në pozitën e tretë në tabelë me 42 pikë, pesë më pak se pozita e parë.
Feronikeli dhe Llapi barazuan 2-2 për të mbetur në kuotën e 39 pikëve dhe ndajnë pozitën katër dhe pesë.
Gjilani ka shënuar fitore të rëndësishme 4-0 ndaj Vllaznisë dhe është ngritur në pozitën e gjashtë me 39 pikë.
Pikë të njëjta me Gjilanin ka edhe kampioni në fuqi Trepça ’89 që mposhti minimalisht Drenicën 1-0. /Telegrafi/
Më poshtë keni renditjen tabelare: