Site icon Telegrafi

Tabela në Superligën e Kosovës: Drita vazhdon si lider, ngritën Flamurtari dhe Gjilani

Ka përfunduar java e 28-të në elitën e futbollit kosovar.

Drita ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Llapi 1-3, për të vazhduar e vetme në krye të tabelës.

Skuadra e Bekim Isufit ndodhet në krye të tabelës me 56 pikë të tubuara.

Në pozitën e dytë është Prishtina që triumfoi te Vllaznia me tri pikë më pak.

E treta mbetet Llapi me 45 pikë, ndërsa në një pozitë më poshtë është Liria me një pikë më pak.

Gjilani është ngritur pas fitores ndaj 89-shit dhe tani zë vendin e pestë me 43 pikë.

Në pjesën e poshtme të tabelës gjithashtu kanë ndodhur ndryshime.

Flamurtari ka marrë një tre pikësh të artë ndaj Vëllaznimit dhe ka dalë në pozitën e 10-të në tabelë.

Kryeqytetasit kanë 18 pikë sa ka edhe Besa në pozitën e 11-të, ndërsa e fundit mbetet Vllaznia e Pozhoranit. /Telegrafi/

Exit mobile version