Ka përfunduar java e 25-të në Ipko Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadrat pretendente për titullin e kampionit, Feronikeli, Prishtina dhe Llapi kanë vazhduar me fitore dhe zënë tri pozitat e para në tabelë.
Ndërkohë Drita që ndodhet në pozitën e katërt është shkëputur nga ekipet tjera që po luftojnë për mbijetesë.
Interesant është bërë lufta për të siguruar një vend në elitën e futbollit kosovar për edicionin e ardhshëm.
KEK-u mbetet e fundit dhe me një këmbë është në Ligën e Parë, ndërsa nga Liria e pozitës së 11-të deri te Drenica në pozitën e pestë dallimi është në vetëm 10 pikë.
Aktualisht në pozitat e barazhit është Ferizaj dhe Flamurtari, por të dyja skuadrat do të luftojnë deri në fund për t’iu shmangur këtyre pozitave. /Telegrafi/